Qeveria kritikohet se s’bëri gjë për pensionistët kosovarë të Zvicrës [video]

2 Tetor 2016 - 21:27      

Kosovarët që për vite punuan në shtetin e Zvicrës, mbesin pa një datë se kur do të mund të gëzojnë të drejtën e tyre për pensione.

Moskomunikimin e drejtë e të qartë të gjendjes faktike me një kategori të ndjeshme si pensionistët, e kritikojnë sindikalistë shqiptarë që veprojnë në Zvicër, duke rikujtuar se në 6 vjetët që kanë kaluar, shumë pensionistë kanë vdekur.

Sipas Osman Osmanit Sekretar nacional për migracion në UNIA , me ritmin aktual, marrëveshja nuk mund të arrihet së shpejti.

Por, marrëveshja do të arrihet më shpejt, të paktën kështu shprehet Bahri Xhaferi nga Departamenti i Pensioneve në Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

Qeveria kosovare nga janari deri në gusht të këtij viti, në koordinim me qeverinë zvicerane ka zhvilluar një pilot-projekt, që sipas Xhaferit ka rezultuar me sukses, çka do t’i hapë rrugë arritjes së marrëveshjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...