1 Tetor 2016 - 17:51
“Si trupë profesionale, Komiteti i Arsimit rekomandon për Drejtorinë e Arsimit dhe kryetarin e komunës, të ndërmarrin hapa konkret që të krijohen kushte të cilat janë në favor të nxënësve tanë. Sot nxënësit e klasave të para janë të stërngarkuar me libra të shumta që janë rënduese për nxënësit fillestarë. Sipas mundësive të krijohet një hapësirë adekuate brenda shkollës për librat e këtyre nxënësve”, ka thënë Mehmeti, duke bartur mesazhin e të gjithë anëtarëve, transmeton Koha.net.
Gjithashtu komiteti ka diskutuar edhe për fillimin e vitit të ri shkollor, kompleksin e shkollave të mesme, regjistrimin e nxënësve në klasën e parë dhe të dhjetë, sikur që është debatuar edhe rreth pranimit të kuadrit arsimor në shkollat e komunës së Gjilanit.
Njëzëri janë pajtuar të gjithë anëtarët e komitetit që ligji për arsimin si dhe udhëzimet administrative të zbatohen edhe sa i përket ekskursioneve të maturës, duke kërkuar që të ketë një përkushtim maksimal edhe të shkollave përkatëse, por edhe angazhimi i DKA-së, në këtë drejtim, sepse është interes i të gjithëve që këto vizita të përfundojnë sikur që të gjithë dëshirojnë, duke u larguar nga ekseset, problemet apo degradimet e qëllimit të vizitave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...