PDK-ja akuzon komunën për punësime familjare në arsim

1 Tetor 2016 - 10:34      

Subjekti më i madh opozitar (PDK) në Ferizaj ka akuzuar Ekzekutivin e komunës për degradim të arsimit nëpërmjet punësimeve të porositura dhe mbi baza familjare, shkruan sot Koha Ditore.

Agim Berisha, udhëheqës i Departamentit të arsimit në degën e PDK-së në Ferizaj gjatë një konferencë shtypi ka publikuar një varg parregullsish të Ekzekutivit, pikërisht të Drejtorisë së Arsimit. Sipas tij në shkollën fillore “Gjon Serreçi”, për ta punësuar një të afërm të Ekzekutivit të komunës, u morën vesh që procesi të kryhet pa konkurs duke e formuar një klasë të re me parashkollorë.

“Duke i marrë nga 3-4 nxënës nga klasat e tjera e kanë rritur numrin e paraleleve në këtë shkollë, në mënyrë që të punësohet pa konkurs një i afërm i Ekzekutivit. Klasa e formuar është në një hapësirë të pamjaftueshme me 18m2 në të cilën mësojnë 24 nxënës, ky nuk është mësim, por “burgosje” e fëmijëve”, ka thënë Berisha...(Detajet mund t;i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...