1 Tetor 2016 - 08:17
“Lidhur me propozim-buxhetin për vitin 2017, 16 këshilltarë kanë votuar kundër dhe 14 të tjerë kanë votuar për”, ka thënë zyrtari komunal i informimit, Artan Paçarizi.
Diskutimet rreth propozim-buxhetit kanë qenë të gjata. Madje dokumenti i njëjtë qe shqyrtuar edhe në mbledhjen e KK-së të mbajtur të mërkurën. Këshilltarët opozitarë kanë cilësuar se ky propozim buxhet është hartuar për efekte elektorale, pa specifikim të duhur të projekteve, pa respektimin e parimit të gjithëpërfshirjes, e kështu me radhë.
Zyrtari i Paçarizi ka theksuar se në këto rrethana ekziston mundësia ligjore për ta konvokuar edhe një mbledhje tjetër të KK-së, për ta shqyrtuar propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm.
Qarkorja buxhetore 2017/02 e MF-së përcakton se pas aprovimit të buxhetit për periudhën 2017-2019 nga Kuvendet Komunale, "komunat duhet ta dorëzojnë atë në Departamentin e buxhetit në MF deri më 30 shtator 2016"...(Detajet mund t;i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...