Drenasi në terr, tash 11 orë pa rrymë

30 Shtator 2016 - 21:56      

Qyteti i Drenasit dhe fshatrat e kësaj komune ka së paku 11 orë pa energji elektrike.

Një qytetar nga kjo Komunë ka treguar për portalin Koha.net se ndërprerja e energjisë elektrike ka ndodhur në orën 11:00 të ditës së sotme, dhe prej atëherë janë pa rrymë.

Në anën tjetër, në paralajmërimet e përhershme KEDS dje kishte njoftuar se më 30.09.2016 në Drenas do të shkyçet dalja 10 kV Drenasi 3 prej orës 12:00 deri në orën 16:00. Arsyeja e shkyçjes ishte thënë të jetë revizioni i daljes 10 kV. E gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin Qendra Zejtare dhe qyteti.

Për arsyen e njëjtë arsye qe lajmëruar edhe shkyçje në daljen 10 kV Orllati prej orës 16:00 deri në orën 20:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Zabeli i Ulët, një pjesë e Llapushnikut, Poterki, Llukovci.

Po më 30.09.2016, në kV Drenas qe lajmëruar se do të ketë shkyçje totale prej orës 10:00-16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Tërsteniku, Dobroshevc, Gllobari, Qikatovë e vjetër, Gllanaselle, Verbovc, Orllati, Vermict, Zabeli i Ulët, Vukovc, Poterk, Pokleku i Vjetër, Vasileva, Qendra e Drenasit, Qikatova e Ree, Qendra Tregtare, Barakat e Feronikelit, Lagjja Morinët, Shtrubullova, Krajkova, Baince, Terdevc, Obria, Qendra shkollore, Iber Lepenci, Stankovci, Trasingu, Pokleku i ri, Korretica e Ilët, Korretica e Lartë. 

Po ashtu edhe Parku i Biznesit që thuhej se do të ketë shkyçje totale prej orës 10:00-16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Parku i Biznesit, Komorani, Zabeli i Lartë, Llapushniku, Orllati, Negrovci, Vuqak, Gjergjice,Terpeze , Novosellë, Berishe, Kleqkë, Divlake, Fabrika e plastikes, fabrika Kosmonte. Arsyeja këtu ishte thënë të jetë aftësimi i LP 35 kV për furnizim alternativ të NS 35/10kV Drenas.

E ndonëse asnjëra prej këtyre shkyçjeve nuk ishte lajmëruar se do të zgjasë më shumë se në orën 20:00, kur ora ka shënuar 22:00 në Drenas është errësirë totale.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...