Kanalizimi në Llapushnik s’kryhet as pas investimit 20 mijë eurosh [video]

30 Shtator 2016 - 20:36      

Ndonëse është bërë pranimi teknik, punët në rrjetin e kanalizimit në fshatin Llapushnik të Drenasit nuk kanë përfunduar.

Për këtë projekt, kjo komunë ka investuar rreth 20 mijë euro, raporton KTV.

Në raportin që e ka dhënë Drejtoria e Urbanizmit, përkatësisht komisioni mbikëqyrës, i cili e ka bërë edhe pranimin teknik të projektit, thuhet se kanë përfunduar punët për të cilat në realitet është bërë vetëm pagesa.

Banorët shprehen të mllefosur me punën e komunës.

E pas ankesës së banorëve, anëtarët komisionit për monitorimin e projekteve në Drenas kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vërtetuar parregullsitë.

Ai madje për këtë ka dorëzuar edhe kallëzim penal në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Por në Komunë, përveç që e mohojnë ndonjë parregullsi, thonë se nuk ka pasur as ankesa prej banorëve.

Anëtarët e Komisionit mbikëqyrës, të cilët e kanë bërë pranimin teknik ishin: Vlora Gjinovci, Besim Tahiraj dhe Flora Krasniqi, ku dy të fundit ishin dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës me burgim për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pasi që të njëjtit kishin bërë pranimin teknik të një objekti kolektiv në këtë komunë, ndonëse as aty punët nuk kishin përfunduar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...