Një vit pas përurimit dëmtohet shkolla e financuar nga Ministria e Arsimit

30 Shtator 2016 - 10:30      

Objekti i shkollës fillore “Rexhep Kadriaj” në fshatin Rastavicë të Komunës së Deçanit, një vit pas përurimit është dëmtuar në masë të ndjeshme, shkruan sot Koha Ditore.

Në fillim të shtatorit të kaluar, shiritin e kësaj shkolle të ndërtuar nga Ministria e Arsimit, ia kishte prerë ministri i kësaj ministrie, Arsim Bajrami. Ai me atë rast pati deklaruar se po i hapin dyert një objekti modern shkollor, me kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Të gjitha muret e brendshme, si në dhoma të mësimit, korridore e gjithashtu edhe në sallë të edukatës fizike, janë përfshirë nga lagështia që vjen nga themeli. Blerim Selmanaj, drejtor i kësaj shkolle fillore, thotë se ishin gëzuar shumë kur ishte përuruar objekti i ri, me mendimet se u rehatuan. Por pas dy-tre muajve, siç thotë ai, filloi të shfaqet lagështia në muret e shkollës mbi dysheme...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...