Dështon sërish fillimi i mësimit në Qendrën Korrektuese në Lipjan

30 Shtator 2016 - 08:23      

Me gjithë paralajmërimin se mësimi për 45 nxënës të mitur në Qendrën Korrektuese në Lipjan do të nisë të enjten, kjo gjë nuk ka ndodhur, shkruan sot Koha Ditore.

Për këtë shkak, vizita e paralajmëruar e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, është anuluar.

”Njoftojmë se vizita e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, me rastin e fillimit të procesit të rregullt mësimor në Qendrën Korrektuese në Lipjan, e cila ishte planifikuar më datë 29 shtator 2016, (e enjte), duke filluar nga ora 8:00, është shtyrë për javën e ardhshme. Ministria e Drejtësisë do t`iu njoftojë paraprakisht për kohën e saktë të realizmit të vizitës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ndërkaq Rasim Hasani, drejtori i Arsimit në Komunë, ka thënë se disa herë i kanë bërë shkresa zyrtare Ministrisë së Arsimit për zgjidhjen e problemit të Qendrës Korrektuese në Lipjan, mirëpo deri tashti nuk ua kishin kthyer ndonjë përgjigje, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...