Punëtorët e “Ecohigjiena” në Gjilan sërish në Prizren [video]

29 Shtator 2016 - 19:57      

Brenda pak muajsh, për të dytën herë me radhë, kanë protestuar punëtorët e ndërmarrjes së pastrimit në Gjilan “Ecohigjiena”.

Keqmenaxhimi dhe kushtet e rënda të punës, thonë se i kanë shtyrë ata që përmes protestës të kërkojnë ndryshime.

Përfaqësues të këshillit drejtues të punëtorëve thonë se kompania austriake “Moser Group Austria”, e cila ka 51% të aksioneve të kësaj ndërmarrjeje, nuk ka respektuar marrëveshjen e arritur me Komunën e Gjilanit, që ka 49% të aksioneve, raporton KTV.

Për këtë, punëtorët kanë kërkuar që të shkëputet kontrata e nënshkruar në vitin 2012.

Për situatën e krijuar në këtë ndërmarrje, ishte paraparë të diskutohej në mbledhjen e Kuvendit Komunal të enjten, por u vendos që për këtë problematikë të mbahet seancë e jashtëzakonshme.

PDK-ja ka ngritur shqetësim se punëtorët janë të manipuluar dhe marrëveshja nuk duhet të ndërpritet.

Por, këto akuza i ka mohuar anëtari i Bordit të Aksionarëve të Komunës.

“Ecohigjena” këtë vit është ballafaquar me probleme të shumta, ku aktualisht është pa menaxhment.

Drejtori ekzekutiv, Senad Ramaj, është në arrest shtëpiak, nën akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve.

Por përfaqësues të kompanisë austriake mohojnë akuzat dhe kanë deklaruar se presin që drejtësia të bëjë punën e saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...