29 Shtator 2016 - 14:48
Në takimin në mes të deputetëve, përfaqësuesve të banorëve të kësaj zone, Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, Drejtorit të KEK-ut, Arben Gjuka, Sekretarit të Përhershëm të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Arben Çitaku, Drejtoreshës së FIQ, Dajana Berisha si dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik u vendos që komisioni ta ngre këtë çështje për diskutim në Kuvendin e Kosovës.
Banorët dhe FIQ kanë paraqitur para komisionit kërkesën e tyre që të bëhet dislokimi i menjëhershëm i tërë fshatit Hade e Vjetër dhe që të përmbyllet projekti i nisur qysh para 12 vitesh për zhvendosjen e Hades. Zhvendosja e banorëve të Hades kishte filluar në vitin 2004 në kuadër të masave emergjente të evakuimit që kanë përcjellur zgjerimin e mihjeve aktuale. Të pranishmit kanë vlerësuar se kjo zhvendosje bie ndesh me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.
Avokati i Popullit ka theksuar se Korniza e Politikës për Zhvendosje, në bazë të së cilës është zhvilluar ky proces, është në kundërshtim me Ligjin për Shpronësimin.
“Ligji për Shpronësimin përcakton saktë detyrimet dhe përgjegjësitë ndaj të zhvendosurve. Korniza që kemi këtu bie në kundërshtim me Ligjin dhe krijon paqartësi se cili dokument duhet zbatuar në rastin e zhvendosjes së banorëve të Hades kur në fakt ajo nuk mund të tejkalojë ligjin dhe si e tillë bie poshtë”, ka thënë Jashari.
Ndërkaq Drejtori i KEK-ut, Arben Gjuka ka sqaruar se aplikimi i kornizës është bërë me insistimin e Bankës Botërore e cila ka asistuar procesin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...