LDK-ja e Malishevës kërkon shkarkimin e drejtorit të Arsimit

29 Shtator 2016 - 13:28      

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë ka kërkuar nga kryetari i Komunës që të shkarkojë drejtorin e Arsimit dhe Edukimit, Avdi Morina, shkruan sot Koha Ditore.

Partia opozitare ka theksuar se këtë kërkesë e bazon në gjendjen shumë të rëndë dhe të papërmirësueshme në arsimin e Malishevës. Por akuzat e këtij subjekti politik janë hedhur poshtë nga kreu i Ekzekutivit lokal, i cili ka vlerësuar se të gjitha këto pretendime kanë prapavijë politike, pasi nuk ka asnjë shkelje ligjore.

Përmes një komunikate, nënshkruar nga kryetari i Degës, Sami Kafexholli, LDK-ja ka akuzuar DA-në se ka bërë shkelje të vazhdueshme në pranimin e punonjësve të arsimit dhe se ka fshehur vende pune vetëm për militantët e NISMA-s...(Tekstin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...