27 Shkurt 2014 - 13:33
Ai me këtë rast, sipas kumtesës së Vetëvendosjes, ka thënë se skandalet, aferat korruptive dhe korrupsioni në institucionet publike nuk kanë të ndalur. E, si rast me eklatant i kësaj logjike degraduese, si pasojë e keqmenaxhimit mund të merren zbulimet e fundit të aferave skandaloze në Radio Televizionin Publik të Kosovës.
Këto raste tregojnë qartë për frymën nepotiste me mbështetje politike që dominon tash e sa kohë në këtë institucion. Dhe këto afera flasin se sfera ku më së shumti është duke spikatur kjo logjikë mbetet ajo e punësimeve.
Me këtë rast disa hulumtime të një të përditshme shpalosen fakte tronditëse, të cilat tash më i posedon edhe prokuroria, se si sekser të strukturave menaxhuese përkatësisht të drejtorit gjeneral ndërmjetësojnë çështjen e punësimeve të stafit në RTK, përkundrejt një pagese të majme.
Kasolli ka vazhduar se Radio Televizioni Publik, përveçse është shndërruar në zgjatim të zyrës së Kryeministrit dhe interesave të qeveritarëve tani më mund të themi se është një monstrum financiar dhe i punësimeve familjare klienteliste.
Punësimi, akomodimi, dhe avancimi i familjarëve të Kryeministrit që kanë ndodhur kohën e fundit tregojnë qartë për shndërrimin e këtij institucioni në firmë private që qëllim kryesor ka gjenerimin e të ardhurave familjare nga ky televizion, që paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës. Megjithatë, kjo frymë e rrënimit të RTK nuk ndalet vetëm më kaq.
Të afërm me pushtetin sikur se është pronari i një lokali të “nëntokës politike” është avancuar në shef të financave dhe administratës në RTK. Të gjitha këto skandale tashmë flasin qartë se për strukturat aktuale menaxhuese kusht i vetëm për RTK është shndërruar kriteri i pushtetit dhe nepotizmit.
Kasolli ka konstatuar se si pasojë e kësaj qasje denigruese që është duke ndjekur stafi aktual, është duke u përballuar edhe me shumë procese të tjera që janë duke u zhvilluar në një ambient jo transparent.
Me këtë rast vlen të përmendet edhe reagimi i Sindikatës së punëtoreve të RTK-së, ku tregohet për amullin financiare, mungesën e investimeve kapitale e deri tek mungesa e kushteve të punës që janë duke dominuar në ketë medium. Këtu tregohet se si ne RTK ende ka të punësuar pa kontratë pune dhe lokacione ku ka dyshime serioze për dëmtim të shëndetit të punëtorëve. Ndërkaq manipulimi më madh është duke ndodhur edhe me shifrat e borxhit të trashëguar.
Drejtori aktual ka deklaruar në mars 2013 se ata i kanë rreth 3 milion euro borxh të trashëguara, kurse në qershor rreth 4 milionë euro kurse në janar të 2014 rreth 5 milionë euro. Pra, në bazë të këtyre pohimeve shihet së borxhi çdo 3-4 muaj ka ardhur duke u shtuar me nga 1 milion.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...