14 Shtator 2016 - 12:03
Objektit të ndërtuar para katër dekadash, të shkollës fillore “Xhemajl Kada” në Pejë, që ka mbi 1 mijë e 800 nxënës, i janë ndërruar për herë të parë të gjitha dritaret, si dhe janë riparuar të gjitha tualetet, përfshirë edhe ndërrimin e nyjave sanitare.
Kurse edhe oborri, që shndërrohej në një pus uji dhe përplot baltë, sa herë që kishte të reshura, tashmë është shtruar me kubëza. Në kuadër të këtij projekti rinovues dhe ndërtues, të kushtueshëm rreth 300 mijë euro, nuk ka qenë e përfshirë zyra e drejtorit e as salla e mësimdhënësve, të cilave vetëm dritaret u janë ndërruar, derisa inventari ka mbetur ai i njëjti, që ka qenë ditën kur është përuruar shkolla, në shtatorin e vitit 1978.
Drejtori i Arsimit, Besim Avdimetaj, ka sqaruar se “Për zyrën e drejtorit dhe sallën e mësimdhënësve nuk kemi pasur buxhet një herë”...(Më shumë, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...