Arritjet dhe ngecjet e arsimit në komunën e Prishtinës

14 Maj 2014 - 15:43      

Iniciativa për progres (INPO) ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Sfidat e Arsimit në komunën e Prishtinës”.

Drejtori i INPO-s Samir Reka ka thënë se kanë vlerësuar nismat e mira, ngecjet dhe sfidat në menaxhimin e sektorit të arsimit në komunën e Prishtinës, çerdhet, shkollat fillore dhe ato të mesme, veprimtarinë e Drejtorisë së Arsimit gjatë këtij mandati dhe mundësitë për avancimin arsimit në kryeqytet.

Reka ka theksuar si të arritur ngritjen e transparencës për përzgjedhjen e punëtoreve të Arsimit në Komunën e Prishtinës, përpilimin e pyetësorit për rekrutimin e stafit mësimdhënës dhe hapja e procesit të intervistimit të punëtorëve të arsimit, për monitorim nga shoqëria civile kanë qenë hapa shumë të rëndësishëm në ngritjen e transparencës në punësim, kyçja në internet, rregullimin e aktiviteteve jashtë shkollore.

Por Bllaca, adresoi të gjitha problemet të cila i ka evidentuar si, cilësia e arsimit, mungesat e shumta të nxënësve, siguria në shkolla, mungesa e kabineteve dhe laboratorëve, regjistrimi i nxënësve në shkolla, me theks te veçantë në gjimnaze e të tjera.

“Regjistrimi i nxënësve në kundërshtim me kriteret e përcaktuara, mbi ngarkimi i klasave, mungesa e kushteve të nevojshme për punë janë duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e nxënies së mësimit nga nxënësit në shkolla dhe rezultatet e maturës shtetërore.

INPO vlerëson se cilësia është jo e kënaqshme e arsimit në komunën e Prishtinës, ku vlerësojmë se përgjegjësia kryesore është tek komuna e Prishtina. Siguria në shkolla ku të dhënat e prezantuara janë marrë nga Policia e Kosovës. Njëkohësisht, sipas statistikave te Policisë se Kosovës, në shkolla ka ndodhur vrasje, rrahje etj. Mungesat alarmante në Shkolla, te dhënat janë marre nga Informata e prezantuar ne Kuvendin e Komunës”, ka thënë Reka në tryezën që është përkrahur nga fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung – FES.

Drejtori i Arsimit në Prishtinë Jusuf Thaçi ka theksuar mungesën e kapaciteteve buxhetore, si dhe përcaktimin e ulët të buxhetit për drejtorinë e përkatëse. Ai ka thënë se mungesa e organizimit dhe planifikimit te klasave dhe shkollave, bën qe te ketë mungese buxhetore dhe planifikim te dobët buxhetor.

“Ka mungesë të madhe të stafit të DKA-së, nuk ka zyrtar për burime njerëzore kur dihet se DKA ka 3200 punëtorë të angazhuar. Nuk ka persona që mund të merren me rastet e dhunës dhe sigurisë ne shkollaj. Problem tjetër është njëkohësisht edhe cilësia e arsimit ne shkolla. Kemi problem njëkohësisht edhe me shkollat profesionale ne Komune, këto shkolla cilësohen si shkolla te nivelit të dytë. Për rrjedhojë nuk kemi nxënës te kualifikuar qe ndjekin mësimet ne këto shkolla, njëkohësisht nuk ka libra të përgatitura nga MASHTI ne këto shkolla. Ka probleme me implementimin e projekteve kapitale si ne shkollën ne Arbëri, Shkolla e Muzikës ‘’ Prenk Jakova’” shkolla ne Kalabri etj . Është bere pezullimi i punimeve ne shkolla ku është hetuar se ka konteste gjyqësore”, ka thënë Thaçi, teksa ka përmendur edhe mbingarkesën në klasat e shkollave te mesme, ku ka klasa me mbi 50 nxënëses.

“Kemi marre masa që klasat që nga viti ardhshëm te ketë çdo klasë vetëm 35 nxënës”, ka thënë ai.

Jonuz Salihaj ka shprehur bindjen se arsimi në Prishtinë duhet të jetë model për arsimin në Kosove, dhe se duhet të ketë vazhdimësi në çështjen e punës.

“Kemi mjaftueshëm strategji për zhvillimin e arsimit, por çalojmë në implementimin e tyre. Arsimi është politizuar skajshëm. Siguria në shkolla është alarmante, nuk ka bashkëpunim ne mes policisë së komunitetit dhe institucioneve shkollore. Kemi probleme me përdorimin e narkotikeve ne masë te madhe ne shkolla te Prishtinës”, ka thënë Salihaj.

Nga kjo tryezë dolën këto rekomandime: drejtoret e shkollave përkatëse te marrin masa në mënyrë që rastet e dhunës te rrallohen, Te ketë bashkëpunim në mes Drejtorive, nxënëseve dhe prindërve, të krijohen kushtet më të mirat të punës për shkolla profesionale, numër më të lartë të inspektorëve, buxhet më të madh për DKA-në.

© KOHA.net

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...