16 Shkurt 2017 - 19:41
Ata kanë konfiskuar edhe pakot që gjendeshin në objekt, të cilat ishin donacion për qendrën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Drejtoresha e Qendrës, Flora Brovina, ndonëse pranon se ka skaduar afati për shfrytëzimin e këtyre dy objekteve, thotë se tash e një vit nuk po gjen gjuhë të përbashkët me komunën për vazhdimin e kontratës.
Madje ajo ka paralajmëruar edhe padi ndaj komunës, për shkak të konfiskimit të donacionit.
Në komunë thonë se kësaj qendre i ka skaduar kontrata për shfrytëzimin e objekteve.
Sipas tyre, objekti është liruar për t’iu nënshtruar renovimit, para se ai të kthehet në çerdhe. E megjithëse u ka skaduar kontrata, Kukaj thotë se ata do t’ia mundësojnë kësaj qendre ta shfrytëzojë një pjesë të njërit nga dy objektet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...