27 Tetor 2014 - 15:16
Një hapësirë prej 14 hektarësh e ndërtuar rreth gjysmë shekulli më parë vazhdon të jetë qendra e vetme sportive e kryeqytetit të Kosovës, por e dërrmuar nga vitet, tani disa herë më pak funksionale se sa atëherë.
Një kronikë e bërë në vitin 1975 nga Televizioni i Prishtinës, e siguruar nga lajmi.net, tregon entuziazmin e banorëve të kryeqytetit, gjegjësisht punëtorëve të ndërmarrjeve të ndryshme, për ndërtimin e hapësirave rekreativo-sportive, që atëherë do të quhej “Qendra shoqërore sportive ‘Boro Ramizi’.
Banorët do të votonin në referendum, nëse do të ishin pro ndërtimit të kësaj qendre, e cila do të kushtonte rreth 520 milionë dinarë të atëhershëm, e 300 milionë prej të cilave ata do të duhej t’i siguronin vetë, duke i ndarë nga të ardhurat e tyre.
Qendra sipas kësaj kronike, përmbante një hapësirë prej 14 hektarësh. I tërë kompleksi do të përbëhej nga qendra memoriale e të rinjve, salla universale me kapacitet prej 7 mijë vendesh, bazeni olimpik, disa bazene të vegjël, fushës sportive për sporte të vogla, terrenit për futboll, volejboll, basketboll, tenis, hokej dhe hendboll, poligonit për atletikë dhe objekteve tjera përcjellëse.
Pallatin e Rinisë, pas luftës, përveç djegies së sallës së madhe, e ka përcjellë edhe problemi i pronësisë.
Komuna e Prishtinës dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit për gjithë këto vite kanë pretenduar pronësinë. E para duke u bazuar në atë se ky objekt është ndërtuar nga kontributet e vetë qytetarëve dhe se nuk duhet të privatizohet, por t’u takojë atyre. Ndërsa AKP me pretendimin se pallati është pronë shtetërore dhe duhet privatizuar sikurse të gjitha tjerat.
E në fund, rezultati i gjithë kësaj, sot 40 vite pas, të rinjtë kryeqytetas kanë kushte shumëfish më të këqija për të ushtruar veprimtari sportivo-rekrative, se sa paraardhësit e tyre.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...