Sofalia me çerdhe publike

13 Shkurt 2017 - 14:23      

Që nga sot lagja Sofalia është bërë me çerdhe publike.

Çerdhja, e emëruar “Zogjtë”, do të pranojë rreth 70 fëmijë prej kohës kur janë foshnje e deri në moshën 5 vjeçare.

Në përurimin e saj ishin kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti dhe drejtoresha për Arsim Arbërie Nagavci, transmeton kp.

Ahmeti tha se kjo është çerdhja e pestë nga shtatë çerdhet që kishte premtuar se do t’i hap gjatë këtij mandati.

Sipas Ahmetit, çerdhe të reja do të hapen edhe në lagjen Tophane dhe në Kodrën e Trimave.

Me këtë rast Ahmeti tha se kur hapen objekte të tilla janë ditët më të lumtura të tij si kryetar i komunës.

Drejtoresha komunale e Arsimit Arbërie Nagavci tha se objekti i cili ishte shfrytëzuar për shkollë, tani është riorganizuar dhe i plotëson standardet për një edukim për fëmijët e moshës së vogël.

Në këtë çerdhe janë regjistruar tridhjetë fëmijë, kurse konkursi do mbetet i hapur deri sa të plotësohet numri, por edhe pas plotësimit të numrit numri i fëmijëve të tjerë të cilët do të aplikojnë do të jenë në listë të pritjes. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...