Foto: Koha / Arkivi

Shkarkohet kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban” në Prishtinë, tjetri emërohet përkohësisht

13 Shkurt 2017 - 11:21      

Bordi i Drejtorëve të NPK “Trafiku Urban” në Prishtinë njofton për shkarkimin e kryeshefit ekzekutiv të kësaj ndërmarrjeje, Halil Mustafës, dhe ka emëruar ushtruesin e përkohshëm të kësaj detyre, Hafir Hamitin, transmeton Koha.net.

Njoftimin, që sot iu shpërnda medieve me rrugë elektronike, e ka nënshkruar Avdi Feri, kryesues i Bordit të Drejtorëve.

Në njoftim thuhet:

Njoftoheni se Bordi i Drejtorëve NPK "Trafiku Urban" SH A Prishtinë vlerëson se z. Halil Mustafa ka dështuar të ushtrojë funksionin e përcaktuar si kryeshef ekzekutiv i NPK "Trafiku Urban" SH A Prishtinë, duke mos krijuar kushte për punë për Bordin e Drejtorëve të NPK "Trafiku Urban" SH. A. Prishtinë dhe duke mos ushtruar ndikimin e tij si drejtues i ndërmarrjes.

Arsyet e shkarkimit do të i kuptoni nga Vendimi i shkarkimit z. Halil Mustafas nga pozita e kryeshefit ekzekutiv të NPK "Trafiku Urban" SH. A.Prishtinë, i cili i bashkëngjitet këtij njoftimi. Gjithashtu mund të gjeni edhe Vendimin mbi emërimin e përkohshëm të kryeshefit ekzekutiv, thekson njoftimi.

Vendimi mbi shkarkimin

Vendimi mbi emërimin

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...