11 Shkurt 2017 - 21:06
Kjo pasi ekzekutivi paralajmëroi se do t’i largojë familjet që nuk janë në nevojë nga banesat e saj në lagjen “Bregu i Diellit”, raporton “038” i KTV-së.
“Kemi vendosur që përjashtimisht prej kategorive që u kanë ndarë kategorive të luftës, rasteve sociale, të invaliduarve në punë që ka raste të tilla që kanë përfituar banesa, të gjithë të tjerët ne kemi vendosur që prej aty t’i largojmë e njëkohësisht të shpallim një konkurs të ri, që të njëjtit t’i zëvendësojmë me raste që me të vërtetë kanë nevojë”, ka thënë Dren Kukaj, drejtor i Pronës, Komuna e Prishtinës.
Ky vendim, sipas Kukajt, do të prekë edhe disa ish-zyrtarë komunalë dhe asamblistë aktualë të LDK-së e PDK-së, që sipas tij, ishin të privilegjuar.
“Si përfitues mund ta gjeni prej kryesuesit të asamblesë komunale Halim Halimi i cili ka përfituar atë banesë si ish drejtor, gjithashtu Sabedin Haxhiun e Muhamet Gashi, Agim Dibrani, të gjithë drejtorë në atë kohë kur janë dhënë banesat vetës së tyre. Gjithashtu ka edhe asamblist të atëhershëm por edhe të tashëm, sikurse Shemsi Veseli nga radhët e PDK-së”, ka thënë Kukaj.
Në anën tjetër, asamblisti i PDK-së, Shemsi Veseli, i përmendur nga Kukaj si i privilegjuar nga qeverisja e kaluar, këtë veprim e ka quajtur linçim publik, pasi sipas tij, ai ka qenë përfitues i ligjshëm me vendim të Kuvendit Komunal.
Tutje, ai ka shtuar se në vitin 2007, Kuvendi Komunal dhe komisioni kishin ndarë 10 banesa për disa kategori, ku kanë përfituar zyrtarë të policisë, TMK-së, familje të kategorive të dala nga lufta dhe zyrtarë politikë.
Veseli është shprehur i befasuar me këtë paralajmërim nga komuna, pasi sipas tij, kontrata për shfrytëzimin e banesave u skadon në nëntor.
Megjithëse do të donte ta vazhdonte kontratën për qëndrim në banesën që e shfrytëzon aktualisht, ai thotë se do të respektojë çdo vendim të komisionit.
Por, ndryshe nga Veseli, në LDK thonë se “Shpend Ahmeti nuk mund ta largojë askënd nga banesat e komunës”.
“Shpend Ahmeti nuk ka kompetenca të largojë askënd nga asnjë banesë komunale, pasi këtë të drejtë e ka vetëm Kuvendi Komunal, me vendim të të cilit ata janë vendosur aty”, ka thënë Veseli.
I pyetur nëse grupi që udhëhiqet nga ai do të votojë pro ose kundër vazhdimit të kontratave për ish-drejtorët dhe asamblistët komunalë, për t’ua liruar vendin rasteve sociale, shefi i LDK-së në asamblenë komunale, Agim Gashi, nuk ka dashur të komentojë, duke thënë se nuk mund ta paragjykojë vendimin tani.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...