10 Shkurt 2017 - 14:03
Sipas INPO-s, kjo mbledhje është mbajtur pa respektuar asnjë dispozitë ligjore dhe pa përfillur kriteret minimale për konvokimin e mbledhjes dhe si e tillë nuk mund të prodhojë asnjë lloj efekti juridik që rekomandimet e kësaj mbledhje të përcillen për kuvend.
Kryesuesi i KPF-së Halim Halimi, njëherësh edhe kryesues i kuvendit komunal në mënyrë të njëanshme, brenda ditës, i ka ftuar anëtarët e KPF-së për të prezantuar në mbledhje duke shkelur nenin 3 dhe 4 të UA Nr.03/2014 për procedurën e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të përhershme në komunë, i cili obligon kryesuesin që njoftimin për mbledhje t’ua përcjellë anëtarë 7 ditë para mbajtjes së mbledhjes së bashku me rendin e ditës dhe materialet e mbledhjes.
Për më tepër, kryesuesi Halimi, ka shkelur rëndë UA 01/2015 për transparencë në komuna, i cili i obligon organet e komunës që ndaj qytetarëve dhe palëve të interesuara të bëjnë transparente dhe të qasshme aktivitetet e komunës.
INPO shpreh indinjatë ndaj qasjes së kryesuesit Halimi në menaxhimin e Kuvendit dhe trupave tjerë ndihmës komunal. Gjithashtu, shpreh shqetësim për trendin e funksionimit të këtyre organeve vendimmarrëse në komunën e Prishtinës, duke marrë parasysh brishtësinë dhe jo seriozitetin e punës së Kuvendit Komunal, i cili ende nuk ka mbajtur mbledhje të rregullt për vitin 2017, teksa komunat e tjera në Republikën e Kosovës, janë në fazën e organizmit të mbledhjeve të dyta.
INPO e vlerëson të papranueshme sjelljen e anëtarëve të kuvendit të cilët po dështojnë të kryejnë detyrat dhe obligimet e veta ligjore dhe mandatore, për të garantuar sundimin e ligjit brenda organeve komunale dhe për të ushtruar funksionin e kontrollit ndaj ekzekutivit.
Me këtë qasje të punës, duke shkelur dispozitat ligjore të vetëqeverisjes lokale, organi më i lartë vendimmarrës në komunë, rrezikon të dështoj në përmbushjen e misionit të tij, andaj INPO kërkon që ky përbërje e kuvendit të reflektojë pozitivisht dhe seriozisht të angazhohet në funksionalizimin e punës dhe vendosjen e raporteve bashkëpunuese me organet tjera komunale.
“Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KSCF).”
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...