10 Shkurt 2017 - 12:09
Marrëveshja është nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani dhe mënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu, në emër të kryetarit të kësaj komune.
Sipas Marrëveshjes së nënshkruar, Komuna e Prishtinës si përfituese, ka për obligim mbledhjen dhe raportimin e të dhënave për performancën e institucioneve komunale të KPSh-së, përkatësisht regjistrimin e pacientëve nga Qendrat e Mjekësisë Familjare.
Për çdo pacient të regjistruar, KPSh i Prishtinës do të përfitojë nga 2.40 euro, mjete këto që do të përdoren për nevojat e shëndetësisë primare në Komunën e Prishtinës.
Ditë më parë, marrëveshja e ngjashme është nënshkruar edhe me pesë komunat e tjera përfituese: Prizrenin, Dragashin, Malishevën, Rahovecin dhe Suharekën, ndërsa për këtë projekt në të cilin është e përfshirë edhe Prishtina, janë ndarë 780 000 euro, nga të cilat do të përfitojnë komunat nënshkruese në bazë të performancës për regjistrimin e pacientëve nga mjeku familjar.
Sipas Marrëveshjeve të nënshkruara, MSh do të bëjë vlerësimin e arritjeve të komunave si parakusht për funksionimin e PBKP-së, dhe atë në përputhje me kriteret dhe formulën e paraparë me Manualin operativ të skemës së PBKP-së, duke marrë për bazë numrin e pacientëve të regjistruar që e kanë vizituar një institucion komunal të KPSh-së gjatë periudhës gjashtëmujore, të shumëzuar me 2.40 euro; ndërsa marrëveshjet e bashkëpunimi vlejnë për vitin 2017.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...