Komuna do t`ua marrë banesat ish-drejtorëve dhe këshilltarëve komunalë

9 Shkurt 2017 - 08:39      

Të gjithë përfituesit e banesave komunale, të ndërtuara para shumë vjetësh në lagjen “Kodra e Diellit”, të cilët nuk janë raste sociale apo invalidë lufte, do të largohen nga këto banesa. Në mesin e tyre janë edhe shumë ish-drejtorë komunalë dhe këshilltarë aktualë, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu ka bërë të ditur të mërkurën drejtori për Pronë, në Komunën e Prishtinës, Dren Kukaj, në një konferencë për media, duke e prezantuar këtë gjë si një vendim tashmë të marrë nga ekzekutivi, zbatimi i të cilit, sipas tij, as që vihet në diskutim.

Ai në mënyrë të veçantë ka folur rreth banesave komunale të ndara në vitin 2007 nga Komuna e Prishtinës, duke thënë se ato banesa janë ndarë në mënyrë të padrejtë, prandaj kjo gjë do të korrigjohet tani nga qeverisja komunale.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...