Foto: Koha

Ministria e Arsimit lë pa libra të anglishtes klasat e nënta në kryeqytet

7 Shkurt 2017 - 09:44      

Prishtinë, 7 shkurt - Klasat e nënta në kryeqytet, por edhe në nivel vendi, po e përfundojnë këtë vit shkollor pa libra të gjuhës angleze.

Ministria e Arsimit nuk i ka furnizuar shkollat me këta libra, ndonëse ata janë pjesë e projektit prej afro 6 milionë eurosh, përmes të cilit çdo vit sigurohen librat shkollorë për të gjithë nxënësit e vendit nga klasa e parë deri në të nëntën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mungesën e këtyre librave e konfirmojnë edhe drejtorët komunalë të arsimit, drejtorët e shkollave dhe mësimdhënësit. Ndërsa prindërit kanë thënë se mungesa e këtyre librave u ka shkaktuar shqetësim nxënësve dhe prindërve.

Arbërie Nagavci, drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka thënë se në këtë vit shkollor nuk janë sjellë fare librat e gjuhës angleze për klasat e nënta. Sipas saj, në të gjitha shkollat ka mungesë të librave të kësaj lënde.

“Kjo është përgjegjësi e Ministrisë, së cilës zyrtarët tanë i kanë shkruar disa herë, por nuk kanë marrë përgjigje se përse nuk i kanë sjellë librat, apo kur do t’i sjellin ata, ndonëse tashmë jemi gati në gjysmë të vitit shkollor”, ka thënë Nagavci... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...