5 Shkurt 2017 - 22:12
Pavarësisht kritikave të shumta se kryeqyteti po degradohet me leje, numri i lejeve të lëshuara gjatë vitit të fundit ka qenë më i vogël se sa në vitin 2015.
Gjatë vitit 2016 janë dhënë 107 leje ndërtimore individuale, ndërsa 55 leje kolektive.
Por, nga opozita thonë se ekzekutivi komunal nuk ka qenë transparent ashtu siç kanë premtuar.
Asamblisti nga radhët e PDK-së thotë se ka katër muaj që ka bërë kërkesë lidhur me numrin e ndërtimeve, porse nuk ka marrë ende ndonjë përgjigjeje.
Mirëpo, zyrtarët komunalë kanë thënë se lejet gjithmonë janë dhënë bazuar në kritere.
Ndërkohë, Komuna e Prishtinës ka mbledhur rreth 7 milionë e 200 mijë euro nga tatimi në pronë, vetëm brenda vitit 2016. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume është mbledhur nga tatimi në pronë i objekteve të palegalizuara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...