5 Shkurt 2017 - 12:14
Shumë herë ishte ngritur si shqetësim, por ende nuk është bërë asnjë zgjidhje.
Këmbësorët, që kryesisht janë nxënës të shkollës së mesme ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe studentë të Fakultetit të Bujqësisë, duhet të kalojnë rrugën me 6 shirita të lëvizjes për automjete, shpeshherë edhe duke rrezikuar jetën, bën të ditur emisioni “038” i KTV-së.
Pos tyre, zgjidhje sa më të shpejtë për këtë problem kërkojnë edhe punonjës të këtyre dy institucioneve të arsimit, duke përmendur semaforët ose ndonjë mbikalim apo nënkalim si alternativë.
Në komunën e Prishtinës thonë se kjo çështje është në kompetencën e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ndërsa në këtë të fundit, përmes një përgjigjeje elektronike, kanë njoftuar se me projekt është paraparë dhe kontraktuar vendosja e një semafori.
Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, punimet për vendosjen e semaforit do të fillojnë pas përfundimit të punëve ndërtimore në rrugën nacionale N9.
E deri atëherë, këmbësorët duhet të kenë kujdes të shtuar, derisa e kalojnë këtë rrugë nacionale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Nxënësit e “Hoxhë Kadri Prishtinës”, të... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...