Ngritja e temperaturave në kryeqytet solli vërshime në disa rrugë [foto/video]

4 Shkurt 2017 - 23:49      

Pas pothuajse një muaji të plotë me temperatura nën 0 gradë Celsius, e të cilat shkuan edhe deri në -25, e me të reshura të dendura bore, vendi ynë ditëve të fundit ka hyrë në një periudhë të re temperaturash.

Ka disa ditë që klima ka ndryshuar dhe temperaturat kanë kaluar në plus, madje deri në +10 gradë në vende e periudha të caktuara ditore.

Ndonëse ngritjes së temperaturave u janë gëzuar qytetarët, të cilët në kryeqytet janë parë duke pirë kafe edhe në tarracat e jashtme të kafeneve, ka disa lagje që këtë ndryshim temperaturash nuk e kanë pritur edhe mirë, raporton Koha.net.

Kjo pasi disa rrugë të kryeqytetit janë vërshuar nga uji që është shkaktuar si pasojë e shkrirjes së borës së mbledhur gjatë këtij muaji të acartë.

Një banor i fshatit Hajvali të Prishtinës i ka dërguar portalit Koha.net një video ku shihet një rrugë në të cilën uji qëndron dhe nuk kalon përmes pusetave të kanalizimit.


Pamje nga rrugët në fshatin Hajvali dhe në... by kohanet

Ndërkaq, në faqen e saj në Facebook, edhe dega e LDK-së në Dardani, ka postuar disa fotografi ku shihet një rrugë e lagjes Kalabria e cila është vërshuar nga uji dhe kalimtarët duhet të tregojnë shkathtësitë e tyre sportive për të kaluar këtë rrugë.

“Liqeni i Kalabrisë. Përderisa kryetari i Komunës me drejtorët e tij merret me çështje madhore, lagjja Kalabria mbetet e bllokuar nga uji. Kryeni punën tuaj e leni fjalët o njerëz me korrespodencë në Komunë”, ka shkruar kjo Degë në faqen e saj në Facebook.

Ndërkaq, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një njoftimi për media, ka bërë me dije se gjatë vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura të cilat vende-vende do të shoqërohen me riga të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 3gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 7C deri 9 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënojë zbritje rreth vlerave të normales. Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s”, është thënë në njoftimin për media të IHMK-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...