Ahmeti u flet përfaqësuesve të “Atlantic Council” për qeverisje të mirë në Prishtinë

3 Shkurt 2017 - 18:11      

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti në takim një delegacion nga organizata për hulumtim analitik në fushën për politikë të jashtme, “Atlantic Counsil”.

Delegacionit i printe zv. presidenti ekzekutiv, Damon Wilson, ish Drejtor për Evropë në Këshillin Nacional Amerikan, si dhe ish-drejtor i Zyrës së Sekretarit Gjeneral të NATO-s.

“Në atmosferë miqësore, u diskutua mbi situatën e përgjithshme politike, ekonomike dhe të sigurisë në Kosovë. Po ashtu, kryetari Shpend Ahmeti iu foli mysafirëve për qeverisjen e mirë në Prishtinë, transparencën radikale, si dhe luftën kundër krimit korrupsionit dhe nepotizmit si parakusht për funksionim të drejtë dhe funksional të administratës dhe institucionit në përgjithësi”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...