Prindërit dhe punëtoret e IP “Yllkat” në kryeqytet kundërshtojnë ndërrimin e drejtoreshës

2 Shkurt 2017 - 15:44      

Prindërit dhe punëtorët e institucionit parashkollor “Yllkat” kanë protestuar sot për shkak të zgjedhjes së drejtorit të ri për këtë institucion.

Ata kanë kërkuar nga Drejtoria e Arsimit të Prishtinës që të bëjë rizgjedhjen e drejtoreshës aktuale. Me këtë rast ata kanë nënshkruar edhe një peticion më këtë kërkesë, transmeton kp.

“Duke e vënë në rend të parë interesin dhe mirëqenien e fëmijëve tanë si dhe të kënaqur me punën e palodhshme të Drejtoreshës aktuale, ne si prindër kemi marrë iniciativën për nënshkrimin e një peticioni, në mënyrë që dëshira jonë për të udhëhequr me një mandat drejtoresha në fjalë të jetë më këmbëngulëse, andaj kjo shkresë ka të bashkangjitur edhe peticionin me nënshkrimet e prindërve dhe të stafit në përgjithësi”, thuhet në peticionin drejtuar Drejtorisë së Arsimit të Prishtinës.

Hamide Jashari, punëtore në Institucionin parashkollor “Yllkat”, tha se kanë vendosur të protestojnë se nuk dëshirojnë që t’u ndërrohet drejtoresha, pasi që ajo është shumë e mirë dhe ka punuar shumë mirë.
“Kemi vendos me protestua se nuk po dëshirojmë me u ndërruar drejtoresha, se drejtoreshën bollë të mirë e kemi Sheribane Citaku, nuk kemi asnjë vërejtje për të, është shumë e mirë, ka bërë ndryshime, që sa është duke punuar ka bërë ndryshime shumë të mëdha. Para kësaj që ka qenë një drejtoreshë na kemi ardhur me stres në punë, prej kur ka ardhur kjo jemi qetësuar ne, është qetësuar objekti dhe jemi të kënaqtë me të, për atë edhe nuk dëshirojmë me na u ndërrua se një njeri kur është i mirë kurrkush nuk ka qejf me ndërrua”, tha Jashari.

Ndërsa, Jakup Aliu, punëtor në Institucionin parashkollor “Yllkat”, tha se nuk kanë asgjë kundër drejtorit ose drejtoreshës që do të vijë, por se nuk shohin arsye se pse të mos rizgjedhet drejtoresha e tanishme për shkak të punës së mirë që ka bërë.

“Nuk jemi kundër atij drejtori ose drejtoreshe që do të vijë në këtë çerdhe, por ne për drejtor ma të mirë, e ma punëtorë nuk lypim. Si po vinë këto sene nuk e dimë, drejtoresha si e kemi është punëtore, ka punuar me mundin e vetë as sa ka mundur për këtë çerdhe, 2001, 2002 katastrofë ka qenë çerdhja, as fëmijët nuk kanë mundur të rrinë brenda aq sa ka qenë kulmi kurrkund hiç. Prej se ka ardhur i ka bërë renovime, ka ndërruar dritaret e reja, dyer të reja, nxehje të mirë, të gjitha të mirat i kemi më të”, tha ai”.

Institucioni parashkollorë “Yllkat”, ka gjithsej 206 nxënës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...