Prishtina arkëton 7.2 milionë euro nga tatimi në pronë

2 Shkurt 2017 - 08:38      

Prishtinë, 2 shkurt - Afro 7 milionë e 200 mijë euro i ka mbledhur Komuna e Prishtinës nga tatimi në pronë, vetëm brenda vitit 2016. Një pjesë e konsiderueshme e kësaj shume është mbledhur nga tatimi në pronë i objekteve të palegalizuara, shkruan sot Koha Ditore.

Erzen Vraniqi, zyrtar për media në Komunën e Prishtinës, ka thënë se Departamenti i Tatimit në Pronë nuk e ka për detyrë të bëjë dallim në mes të objekteve të palegalizuara prej atyre të legalizuara, por të mbledhë tatimin nga të gjitha objektet e banueshme.

Ai ka saktësuar se pagesa e tatimit në pronë për objektet e palegalizuara është po e njëjta me ato të objekteve të legalizuara, dhe nuk ka përqindje për të treguar shumën e tatimit në pronë për këto objekte.

Vraniqi ka bërë të ditur se Komuna ka realizuar 7.176.272,25 euro të hyra nga tatimi në pronë për vitin 2016, duke realizuar kështu në tërësi Planin e paraparë për të hyrat vjetore, nga ky burim i të hyrave dhe duke e arritur ne 113 për qind realizimin tij.

Ndërkaq, rezulton se njëra prej arsyeve të arritjes së realizimit të këtij plani është edhe platforma online e pagesës së tatimit në pronë.

Komuna, ndërkaq, ende nuk e ka dorëzuar Raportin vjetor të të hyrave dhe shpenzimeve për vitin 2016, por bazuar në Raportin nëntëmujor të buxhetit, rezulton se nga tatimi në pronë, brenda nëntë muajve të vitit të shkuar kalendarik, ishin arkëtuar 90.84 për qind e shumës së planifikuar për t’u mbledhur gjatë kësaj periudhe kohore (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...