1 Shkurt 2017 - 08:53
Të martën, Nazmiu ia ka pritur tek dera e shtëpisë së vjetër, anëtarët e Komisionit komunal për vlerësimin dhe përzgjedhjen e familjeve për banim social, shkruan sot “Koha Ditore”.
Një vizitë e shkurtër, me fare pak pyetje nga Komisioni, anëtarët e së cilës vetëm po verifikonin nëse gjendja e paraqitur në kërkesën e familjeve për strehim social, ishte vërtetë ashtu siç ishte shkruar në letër.
Një shtëpi gati duke u rrënuar, e ndërtuar më mure prej qerpiçësh dheu, ku i ftohti hynte nga të gjitha anët, me plaçka të vjetra dhe pa kushte elementare për jetë. Shtëpia e braktisur e një të ikuri nga Prishtina, ishte vendi ku Nazmiu po jetonte prej vitesh bashkë me të shoqen. Nuk kishin fëmijë. Të dy të papunë, të sëmurë. Po jetonin nga ndihmat sociale.
Të martën, ka qenë dita e parë e Komisionit vlerësues në teren, për të vizituar dhe verifikuar gjendjen e secilës familje që ka aplikuar për këto banesa. Shtatë familje janë vizituar, në ditën e parë nga Komisioni. Të gjitha, me banim të përkohshëm në lagjen “Kodra e Trimave” të kryeqytetit.
Por, drejtues të Komisionit kanë thënë se duket që përzgjedhja e 50 familjeve për t’u ndarë banesat sociale, nga 329 sa kanë aplikuar, do të jetë e vështirë.
“Komisionit do t’i duhet një muaj kohë për verifikimin e aplikacioneve, dhe pastaj një muaj tjetër kohë për verifikimin e të gjitha rasteve edhe në teren”, ka thënë Erzen Vraniqi, zyrtar për media në Komunë.
Kështu, që diku në muajin prill, pritet që të shpallet përfundimisht lista me emrat e përfituesve të banesave sociale, në Hajvali... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...