Punimet në një gyp në Badovc turbullojnë ujin në Prishtinë

31 Janar 2017 - 11:28      

Punimet në gypin magjistral Badovc-Prishtinë, kanë turbulluar ujin në lagjet e Prishtinës që furnizohen nga liqeni i Badovcit.

Zëdhënësja e ujësjellësit, Arbërie Zogjani-Hiseni, ka thënë për portalin Koha.net se problemi është tejkaluar dhe se tani janë duke monitoruar situatën me ujë të pijshëm në Prishtinë.

“Për shkak të punimeve në gypin magjistral Badovc-Prishtinë, ka ardhur deri te turbullirat e ujit. Tani problemi është tejkaluar. Ky intervenim ka qenë i paplanifikuar, pasi ka pasur rrjedhje të madhe që është dashur të reagohet me urgjencë”, ka thënë Zogjani-Hiseni.

Hiseni ka thënë se lagjet që janë përballur me turbullira të ujit kanë furnizim të ujit 24 orë, përkundër problemit me sanimin e gypit.

“Këto zona që janë ballafaquar me turbullirën e ujit për shkak të punimeve, kanë furnizim me ujët të pijshëm 24 orë dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë furnizim”, ka thënë ajo për portalin Koha.net.

Të hënën në alarm janë vënë banorët e lagjes Hajvalia në Prishtinë, pasi kanë hapur çezmat e tyre. Uji që ka rrjedhur ka qenë krejtësisht i papastër. Problemi i njëjtë është raportuar edhe në lagjen “Bregu i Diellit”.

Ndërkohë probleme me turbullira të ujit kanë pasur edhe qytetarët e Vitisë.


Hajvalia në alarm, uji nga çezmat krejtësisht i... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...