Sipas Pacollit, vetëm AKR do të mund t’i realizojë projektet për kryeqytetin

31 Janar 2017 - 10:52      

Në kuadër të riorganizimit të brendshëm të partisë, sot Dega e IV-të e Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, në prani të delegatëve dhe mysafirëve të shumtë, ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor.

Kjo degë, nga pesë sa i ka Prishtina, përfshinë Tophanen, Qendrën, Kalabrinë, Dardaninë dhe Ulpianën, transmeton Koha.net.

Punimet e Kuvendit të degës së katërt të Prishtinës, nga afër kishte ardhur t’i ndjekë edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Duke i përshëndetur të pranishmit, me një fjalë rasti Presidenti Pacolli i falënderoi ata për punën dhe përkushtimin e treguar ndaj AKR-së. “Tani ka ardhur koha e demokracisë liberale, ka thënë i pari i AKR-së, “Ne jemi të bindur se Aleanca Kosova e Re do të jetë fitimtare, sepse AKR-ja është subjekti i vetëm që mund t’i realizojë projektet zhvillimore për kryeqytetin”, ka shtuar ndër të tjera presidenti i AKR-së, Pacolli.

Punimet e Kuvendit i hapi Koordinatori i Degës së AKR-së në Prishtinë, Valon Berisha, i cili, duke i uruar punë të mbarë Kuvendit të Degës së katërt të AKR-së në Prishtinë, falënderoi të pranishmit për punën dhe angazhimin e tyre në këtë proces dhe i paraqiti dy kandidatura.

Kuvendi më pas i ka vazhduar punimet, duke zgjedhur strukturat e saj udhëheqëse, ku nga procesi i rregullt zgjedhor, me shumicë votash Kryetar i Degës së IV-të të Aleancës Kosova e Re në Prishtinë, është zgjedhur Lulzim Kastrati.

Kryetari i degës së katërt të AKR-së në Prishtinë, premtoi para mysafirëve se do të angazhohet maksimalisht për realizimin e plan programit të AKR-së në Prishtinë. Kuvendi më vonë ka zgjedhur edhe kryesinë e kësaj dege, me nënkryetarët Sami Sopjani dhe Gani Rushiti , sekretare Rejhan Krivaqa si dhe 11 anëtarë të tjerë të kryesisë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...