Foto: Koha

Drutë e konfiskuara më s`mund t`u dhurohen skamnorëve

31 Janar 2017 - 09:23      

Prishtinë, 31 janar – Mbi 14 metra kub dru të konfiskuara nga Inspektorati Komunal i Prishtinës kanë mbetur në depo dhe nuk u janë ndara familjeve skamnore.

Deri vjet Komuna e Prishtinës drutë e tilla i ndante për skamnorët, por sivjet Agjencia e Pyjeve e Kosovës ka ndaluar një veprim të tillë për të gjitha komunat e Kosovës me arsyetimin se veprimi i tillë është i kundërligjshëm, shkruan sot “Koha Ditore”. Një ndalesë të tillë e ka konfirmuar vetë kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Komunat mund të ndihmojnë të varfrit duke u dhuruar dru nga aksionet tjera të pyjeve, siç është rrallimi ose pastrimi i pyjeve, por jo nga sasitë e konfiskuara”, ka thënë Besim Zogu, drejtor i Inspektoratit në Agjencinë e Pyjeve.

Sipas tij, Ligji i Pyjeve e specifikon saktë se drutë e konfiskuara nga autoritetet komunale janë të hyra të Komunës, të cilat u nënshtrohen procedurave të prokurimit publik, e nuk janë mallra që mund të falen pa kaluar nëpër kurrfarë procedurash.
Erzen Vraniqi, zyrtar për media në Komunën e Prishtinës, ka thënë se viteve të kaluara ndihmat në dru për dimër u janë dhuruar 12 familjeve që kanë jetuar në kontejnerët në Fushën e Pajtimit. Ndërsa që janë 13 familje të rasteve sociale, të cilave Komuna ua paguan qiranë dhe ua siguron strehimin e përkohshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...