Foto: Koha

Qeveria shpërfill kërkesën e Prishtinës për një fond kundër qenve endacakë

30 Janar 2017 - 11:17      

Prishtinë, 30 janar – Qeveria e Kosovës s’do të krijojë fond të veçantë për trajtimin e qenve endacakë, siç ka kërkuar Komuna e Prishtinës. Kreu i kësaj komune, Shpend Ahmeti, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që çështja e qenve endacakë, të cilët janë kërcënim për jetën e qytetarëve, të trajtohet në nivel shteti.

Drejtues të Komunës së Prishtinës, thonë se Ahmeti për këtë i ka drejtuar edhe letër Qeverisë, por përfaqësues të Ekzekutivit kanë mohuar të kenë pranuar në letër të këtillë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërsa, pavarësisht kësaj, ata kanë thënë se trajtimi i qenve endacakë është kompetencë e komunave, ndaj Qeveria nuk e ka ndërmend t’ua marrë këto kompetenca, e as të krijojë ndonjë fond të veçantë për këtë.

Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, ka mohuar se Ahmeti u kishte dërguar letër më shkrim, ndërsa ka shtuar se çështja e qenve endacakë është kompetencë e komunave, e jo e Qeverisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...