Cilësia e ajrit mbetet alarmuese, përgjegjësit hedhin fajin te njëri tjetri [video]

29 Janar 2017 - 19:21      

Një muaj pasi u paralajmëruan masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit në kryeqytet, nuk ka ndryshuar asgjë.

Çdo të dytën ditë, shkalla e cilësisë së ajrit i tejkalon perimetrat e normales, duke krijuar një mjedis të ndotur dhe të rrezikshëm për shëndetin.

Plani i veprimit i miratuar në Qeveri, nuk po zbatohet nga akterët e thirrur siç janë Ministria e Infrastrukturës, ajo e Tregtisë dhe Industrisë si dhe Komuna e Prishtinës.

Në Ministrinë e Mjedisit thonë se Komuna e Prishtinës lejon që makinat e rënda të qarkullojnë gjatë ditës nëpër qytet, gjë që është e ndalur, ndërsa nuk po kontrollon as ekonomitë familjare, të cilat ngrohen me thëngjill.

Por, në Komunën e Prishtinës thonë se është në kompetencë të nivelit qendror që të ndërmarrë masa, pasi ndotësit më të mëdhenj janë veturat e vjetra.

Mosveprimi i përmirësimit të cilësisë së ajrit po ndikon edhe në shëndetin e qytetarëve, që sipas mjekëve, numri i tyre vazhdimisht po rritet.


Cilësia e ajrit mbetet alarmuese, përgjegjësit... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...