Foto: Koha

Banorët në lagjen Vreshta ndihen të rrezikuar nga shembja e dheut [video]

29 Janar 2017 - 11:37      

Pjerrësia e lagjes Vreshta të kryeqytetit të ofron një pamje të bukur për syrin, por në brendësi, organizimi infrastrukturor po u sjell telashe banorëve.

Kjo rrugë, sipër shtëpive, po konsiderohet e rrezikshme për qytetarët që jetojnë në afërsi.

Ata kërkojnë që të vendosen mure mbrojtëse për çështje sigurie, pasi sipas tyre, shpesh ka rrëshqitje të dheut, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Banorët shprehen se për këtë kanë bërë kërkesë në Komunë, mirëpo deri më tani nuk është marrë parasysh.

Ata janë të gatshëm që t’i lirojnë edhe pronat e tyre në rast se është e nevojshme një gjë e tillë.

Në anën tjetër, Komuna e Prishtinës thotë se për shkaqe buxhetore nuk ka arritur deri tash të intervenojnë në këtë rrugë.

Prishtina në vitin 2016 ka pasur buxhet për investime kapitale prej mbi 28 milionë euro, përderisa më 2017 vlera e buxhetit që kjo komunë do ta ketë në dispozicion për investime kapitale, do të jetë mbi 22 milionë euro.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


Banorët në lagjen Vreshta ndihen të rrezikuar... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...