29 Janar 2017 - 08:57
Më 2013, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk pat lejuar vendosjen e tualeteve publike në sheshin “Zahir Pajaziti”, për shkak të kundërshtimit të banorëve të banesave përreth, si pasojë e frikës së mosmirëmbajtjes, raporton emisioni 038 i KTV-së.
Që nga atëherë, nuk është bërë asgjë lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë, qytetarët e konsiderojnë si shumë të nevojshme vendosjen e tualeteve publike.
Përderisa thonë se në mungesë të tyre, detyrohen të shfrytëzojnë tualetet e lokaleve përreth.
Edhe njohës të urbanizmit thonë se vendosja e tualeteve publike është e domosdoshme dhe duhet të ndodhë sa më shpejt.
Sipas kryetarit të Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës, Eljesi Surdulli, tualetet publike janë pjesë e civilizimit.
Surdulli thekson se për të pasur mirëmbajtje më të mirë, komuna duhet t’u japë hapësirë kompanive private ose ato të bëhen me partneritet publiko-privat.
Në Komunën e Prishtinës nuk kanë dhënë asnjë përgjigje nëse ka ndonjë zhvillim rreth kësaj çështjeje.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Kryeqyteti, pa tualete publike - qytetarët... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...