Foto: Koha

Komuna e Prishtinës pastron rrugën vetëm deri te selia e VV-së [video]

28 Janar 2017 - 23:50      

“Të gjitha rrugët kryesore dhe dytësore janë pastruar”.

Kjo fjali për disa javë është përsëritur vazhdimisht nga zyrtarët komunalë në Prishtinë.

Por, rruga “Ekrem Rexha” nuk është pastruar përtej selisë qendrore të partisë që qeveris me kryeqytetin, raporton emisioni 038 i KTV-së.

Banorët e kësaj rruge, ndonëse hezitojnë të flasin para kamerës, ndihen të diskriminuar nga “standardet e dyfishta” të komunës.

Në Komunën e Prishtinës i janë shmangur pyetjes direkte për këtë rrugë, duke përsëritur se të gjitha rrugët në qytet dhe në fshatra janë të kalueshme.

Madje, Mullafazliu ka shtuar se qytetarët me rregullore komunale janë të obliguar të pastrojnë trotuaret para shtëpive dhe bizneseve të tyre.

Por, në rrugën në fjalë, pos trotuareve, edhe rruga për automjete është e mbuluar nga akulli.

Ndërkohë, opozita akuzon ekzekutivin e kryeqytetit për diskriminim dhe standarde të dyfishta ndaj qytetarëve, bazuar në përkatësinë e tyre partiake.

Ndryshe, në kohën kur LDK-ja qeveriste me kryeqytetin, Lëvizja Vetëvendosje organizonte aksione të ndryshme për gjendjen e keqe në rrugë e trotuare.

Në njërin prej aksioneve të asaj kohe, aktivistë të kësaj lëvizjeje patën dalë me ski në sheshin “Madeleine Albright”, te “NewBorni”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


Komuna e Prishtinës pastron rrugën vetëm deri... by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...