28 Janar 2017 - 14:35
Ishte ndërtuar me qëllimin që të lehtësonte qarkullimin e këmbësorëve në këtë pjesë të qytetit.
Por, ky nënkalim në rrugën “Zagrebi” tash e një kohë nuk shfrytëzohet për këtë qëllim nga askush.
Ai më shumë po shërben si “wc publike” e strehë narkomanësh.
Ndërsa në të shihen xhama të thyer, rrjeti elektrik i demtuar e i vjedhur, mbeturina, shiringa e shumçka tjetër.
Mungesa e kujdesit, mirëmbajtjes dhe shkatërrimet që janë bërë e kanë sjellë në gjendje të mjerueshme këtë nënkalim, krejt këto kanë bërë që ky nënkalim të shfrytëzohet për gjithcka tjetër përpos qëllimit për të cilin ishte ndërtuar.
Kjo ka bërë që qytetarët të mos e përdorin, dhe gjejnë alternativa tjera.
Në komunë nuk e kanp iden se si të funskionalizohet ky nënënkalim.
Thonë se e kanë rrëgulluar atë disa herë, por ai po shkatërrohet kohë pas kohe qëllimisht, dhe bëhet i pashfrytëzueshëm.
Zyrtarët komunalë kanë kërkuar edhe ndihmën e Policisë, për ta bërë këtë nënkalim të shfrytëzyeshëm për këmbësorët përsëri.
Nënkalimi te shkolla “Model”, shërben si “wc... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...