Mjegulla mund të shkaktojë telashe në fluturimet e vikendit

27 Janar 2017 - 17:27      

Gjatë këtij vikendi, mund të ketë vonesa apo shtyrje të fluturimeve në orët e mëngjesit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar”, për shkak të mjegullës e cila parashihet të jetë, sipas Departamentit Meteorologjik në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA).

Fetah Krasniqi, parashikues Meteorologjik Aeronautik në këtë agjenci, pohon për KosovaPress, se në ditët e vikendit, do të ketë mjegull gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit.

“Sonte gjatë natës pritet të ketë mjegull e cila do të vazhdojë deri ditën e nesërme në orët e mëngjesit, ndërsa dukshmëria do të jetë kryesisht e vogël, me përmirësim gjatë ditës. Gjithashtu mjegull pritet të ketë edhe gjatë orëve të mbrëmjes dhe gjatë natës së ditës së diel, ku edhe do të zgjas deri në orët e mëngjesit”, ka theksuar Krasniqi.

Sipas tij, ditëve në vijim pritet të ketë mot kryesisht të vranët, kurse gjatë fundit të javës pritet të ketë reshje të lehta të borës.

“Temperaturat në ditët në vijim pritet të jenë maksimalja nga 0°C deri 2 °C gjatë ditës dhe gjatë natës të arrij minimalja nga -7°C deri në -10°C”, ka potencuar Fetah Krasniqi.

Sipas të dhënave të Departamentit Meteorologjik në ASHNA, mjegulla që pritet mund të shkaktojë telashe në zhvillimin normal të fluturimeve, kryesisht në orët e mëngjesit në ditët e vikendit.

Vetëm gjatë vitit 2016 në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror(ASHNA), janë realizuar mbi 20 mijë operime, duke përfshirë këtu operimet komerciale, ushtarake.

Andaj duke pas parasysh numrin kaq të madh të fluturimeve brenda një viti, sipas Zyrtarit për Media Driton Ujkan, natyrisht që moti i ligë, siç janë mjegulla, erërat e forta apo edhe moti me të reshura të mëdha të borës, paraqesin vështirësi në realizimin e operimeve në orare të paracaktuara.

“Këta faktor meteorologjik ndikojnë në shtyrjen apo edhe anulimin e fluturimeve nga dhe për në Prishtinë, kurse sa i përket sigurisë së operimeve në ASHNA, kushtet e tilla të motit të cekura më lart, edhe mund të afektojnë në sigurinë e operimeve, mirëpo kjo edhe është arsyeja pse anulohen fluturimet, pasi që në rastet kur nuk ka siguri për operim, ai operim nuk realizohet fare. Edhe në rastet kur kemi edhe prishje teknike sikurse që ishte rasti i fundit me një defekt të një pajisje teknike në radar, realizimi i operimeve kryhet me siguri maksimale”, tha ai.

Ndërsa pohoi se është evituar defekti teknik në radar.

“Këtë fillim vit ne patëm një defekt teknik në një pajisje në radar, mirëpo ky defekt është rregulluar brenda javës, duke iu falënderuar bashkëpunimit që kemi me Agjencinë Nacionale të Trafikut Ajror Albcontrol në Shqipëri, përkatësisht Drejtoreshës Belinda Balluku, të cilët na e kanë huazuar pajisjen, me të cilën edhe e kemi zgjedhur problemin në fjalë”, është shprehur Ujkani.

Mirëpo edhe përkundër këtij defekti, sipas Ujkanit, operimet janë zhvilluar me siguri maksimale, pasi që në raste të tilla janë procedura standarde te rregulluara me rregullore të Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), dhe nuk paraqesin ndonjë problematikë në sigurinë e operimeve.

ASHNA siguron të gjithë qytetarët të cilët fluturojnë nga apo për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, se fluturimet e tyre edhe në kushte me mot të ligë, mund të ketë shtyrje apo edhe anulime, mirëpo siguria e fluturimeve është gjithmonë në nivel dhe po ashtu ky është prioriteti ynë më i lartë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...