Në rrugën B rrënohet objekti pa leje në hapësirë publike [foto]

27 Janar 2017 - 15:22      

Drejtoria e Inspeksionit ka nisur rrënimit e pjesës pa leje të këtij lokali, gjegjësisht tarracës, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, bazuar në ankesat e vazhdueshme të qytetarëve, më 11 dhjetor 2016 ka inspektuar në zonën tek rruga B, ku është konstatuar se trotuari pranë një lokali afarist ka pësuar ndryshime për nevoja të lokalit, dhe është shndërruar në tarracë të lokalit, njofton kumtesa komunale, trasnmen ton Koha.net.

Në të njëjtën ditë i janë ndaluar punimet dhe i është lënë fletëthirrja palës për t’u paraqitur në Inspeksion.

Pala nuk e ka respektuar vendimin dhe thirrjen e inspektori dhe ka vazhduar punimet. Më 19 dhjetor 2016, është konstatuar edhe njëherë degradimi i gjendjes në atë pjesë, dhe tashmë ka filluar edhe vendosja e tendës statike pa leje përkatëse. Sërish i janë ndaluar punimet, dhe e njëjta situatë ka vazhduar edhe në inspektime të tjera të inspektorëve, më 21 dhe 22 dhjetor.

Më 27 dhjetor, i janë ndaluar punimet sërish, dhe pala ka marr urdhëresën për ta kthyer trotuarin në gjendjen e mëparshme. Së bashku me këtë vendim, i është lënë edhe fletë-thirrja e dytë me radhë. Për mosrespektim të vendimeve dhe urdhrave të inspektorëve kompetentë, pala ka marrë edhe gjobë mandatorë sipas rregulloreve në fuqi.

Sot, një muaj më pas, më 27 janar 2017, meqë pala nuk i ka ndërmarrë masat sipas vendimit të inspektorëve, Drejtoria e Inspeksionit ka nisur rrënimit e pjesës pa leje të këtij lokali, gjegjësisht tarracës. Për më tepër, përgjatë rrënimit, është konstatuar se pala ka vendosur 9 radiatorë pa pëlqim paraprak, të cilët i ka lidhur ilegalisht me sistemin e ngrohjes së Termokosit.

Drejtoria e Inspeksionit iu bën thirrje edhe njëherë të gjithë pronarëve të lokaleve afariste, si dhe të gjithë qytetarëve të Prishtinës, që të mos zhvillojnë punime ndërtimore pa leje përkatëse, për shkak se do të përballen me gjobat dhe masat tjera nga inspektorët kompetentë.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...