USAID e vlerëson Prishtinën për qeverisje të mire

25 Janar 2017 - 17:37      

Programi i USAID-it “Advancing Kosova Together”, ka vlerësuar Komunën e Prishtinës si komunë funksionale dhe të dëshmuar për qeverisje të mirë. Me këtë rast, përfaqësues të komunave përfituese vizituan sot Drejtorinë e Kadastrit për të mësuar nga përvojat dhe praktikat e mira të kësaj drejtorie, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Në takim, pikat kryesore diskutimit ishin struktura organizative e Drejtorisë së Kadastrit dhe funksionimi i saj; shërbimet që ofrohen për qytetarët dhe bizneset nga kadastri dhe gjeodezia dhe afatet kohore për kryerjen e këtyre shërbimeve; procedurat për ofrimin e shërbimeve nga kadastri dhe gjeodezia dhe mënyrën e informimit të qytetarëve për këto procedura; rregulloret dhe udhëzimet komunale për kadastër dhe gjeodezi; si dhe të arriturat dhe sfidat e kësaj drejtorie lidhur me përmirësimin e shërbimeve për qytetarë dhe biznese.
Drejtoresha e Kadastrit në Komunën e Prishtinës, Nora Kelmendi, para të pranishmëve prezantoi punën e vetë tre vjeçare në këtë drejtori, ku përmendi sfidat me të cilat është përballur në fillim si dhe sukseset e arritura deri më tash si drejtori.
Projektet kryesore kapitale të Drejtorisë së Kadastrit që janë realizuar përgjatë 3 viteve të fundit ishin krijimi i kadastrit të përçojave dhe objekteve nëntokësore në Komunën e Prishtinës në vitin 2014 dhe vitin 2015; incizimi gjeodezik i hapësirave të përbashkëta banesore në lagjet Qafa dhe sheshi Nënë Tereza (9,70%), Dardani (1,86%), Ulpianë (11,86%), në vitin 2015; si dhe incizimi gjeodezik i hapësirave të përbashkëta banesore në lagjet Qendër (4.45%), Dardani (16,92), dhe Ulpianë (18,08), në vitin 2016.
Në kuadër të luftës kundër korrupsionit, u theksua edhe dërgimi i disa lëndëve në Drejtorinë për Krime të Rënda Ekonomike, për shkak të tjetërsimeve të pronave që kanë ndodhur më parë, si dhe aplikimi i masave të ndryshme disiplinore ndaj zyrtarëve të Drejtorisë së Kadastrit të cilët kanë bërë shkelje të ndryshme ligjore.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...