Foto: Koha

Hua për Fabrikën e Ujërave të Zeza, por komunat s`kanë kolektorë

25 Janar 2017 - 08:52      

Prishtinë, 25 janar – Ndërtimi i Fabrikës së re të Ujërave të Zeza për të cilën Qeveria e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje për huanë me Qeverinë franceze, do të jetë i kotë nëse paralelisht me këtë nuk ndërtohen edhe kolektorët për këto ujëra, kanë thënë drejtues të Komunës së Prishtinës.

Hysen Durmishi, drejtor për Investime Kapitale në Komunën e Prishtinës ka thënë se impianti (Fabrika e Ujërave të Zeza) është planifikuar që të ndërtohet në fshatin Miradi e Poshtme në Fushë-Kosovë, shkruan sot “Koha Ditore”. Tri komunat që do të përfitojnë nga kjo fabrikë, janë: Prishtina, Fushë-Kosova dhe Obliqi, mirëpo asnjëra nga to nuk i ka të ndërtuar kolektorët, përmes të cilave ujërat e zeza do të dërgoheshin në fabrikë për trajtim.

“Problemi qëndron se kot ndërtohet kjo fabrikë, përderisa nuk janë ndërtuar kolektorët e ujërave të zeza që i dërgojnë ato deri atje”, ka thënë Durmishi.

Ndërsa, këta kolektorë kanë një kosto të lartë të ndërtimit, në mënyrë që ujërat e zeza të dërgohen deri në lokacionin ku është planifikuar të ndërtohet fabrika, ka shtuar ai.

Sipas tij, një kolektor kushton deri dhjetë milionë euro, kurse Prishtina ka nevojë të ndërtojë 4 sish. Kështu, që ndërtimi i tyre kap një kosto shumë të lartë dhe pa ndihmën e Qeverisë... këto projekte nuk do të mund të realizoheshin, është shprehur Durmishi.

Komuna, tashti i ka të projektuar kolektorët dhe duhet të investohet vetëm në ndërtimin e tyre. 2 milionë euro janë ndarë për këtë vit, si investime në kolektorë, por asnjëri prej tyre nuk do të mund të përfundojë pa ndihmën e Qeverisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...