Komuna e Prishtinës lidh marrëveshje me Rrjetin e Kosovës për Arsim dhe Punësim

24 Janar 2017 - 15:59      

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nënshkroi sot marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Komunës së Prishtinës dhe Rrjetit të Kosovës për Arsim dhe Punësim, të përfaqësuar nga Kushtrim Bajrami, bëhet e ditur përmes një njoftimi për medie nga Zyra për Marrëdhënie me Media të Komunës së Prishtinës.

Marrëveshja synon hartimin e planit pesëvjeçar për arsim në Prishtinë, 2017-2021. Ky plan do të hartohet nga një ekip i specializuar, i përbërë nga zyrtarët komunalë përgjegjës për arsim, përfaqësues nga Kuvendi Komunal dhe përfaqësues të tjerë nga komuniteti shkollor dhe grupet e tjera të interesit.

Në këtë mënyrë, Komuna e Prishtinës dhe organizatat e shoqërisë civile do të angazhohen së bashku për një dialog kuptimplotë me synim përmirësimin dhe pjesëmarrjen e shoqërisë civile në procesin e zhvillimit të politikave.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...