Foto: Koha

Përkeqësohet cilësia e ajrit në kryeqytet

24 Janar 2017 - 10:30      

Sipas raportit për cilësinë e ajrit në Prishtinë gjatë ditëve të fundit 23-24 janar, del se ajo është përkeqësuar.

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas analizës së rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10, transmeton Koha.net.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 23.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 68.9µg/m3. Për më shumë shih grafikonin në vazhdim.

Ndërsa përqëndrime të larta janë paraqitur me ndotësin PM 2.5, i cili ka arritur vlerën maksimale të mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 67.9µg/m3.

Ky përkeqësim i gjendjes është pasojë e ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të pafavorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, siç janë, dukshmëria e dobët (mjegulla), shpejtësia e erës, lagështia e lartë e ajrit, shtypja atmosferike, temperatura e ulëta. Kjo gjendje ka ndikuar që të mos ketë shpërndarje të koncentrimit të ndotësve që emitohen nga industria, transporti dhe nga ngrohtoret kolektive dhe ato individuale, duke përkeqësuar gjendjen e cilësisë së ajrit.

Shënim: #Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar ne vlerën vjetore. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...