24 Janar 2017 - 09:09
Sipas raportit, në Komunën e Prishtinës, procesi edukativo-arsimor zhvillohet në 43 shkolla fillore dhe të mesme të ulëta, dhe 18 paralele të ndara fizike, shkruan sot “Koha Ditore”. Në këto shkolla mësimin në vitin shkollor 2015-16 e kanë vijuar 30.997 nxënës, të shpërndarë në 1.298 paralele, që i bie mesatarisht 23.88 nxënës për paralele.
Aty thuhet se mesatarja e numrit të nxënësve për paralele është 23.13 të nivelit fillor dhe 24.83 të nivelit të mesëm të ulët, që është pasojë e numrit jashtëzakonisht të vogël të nxënësve në shkollat e vendbanimeve rurale të Komunës së Prishtinës, në të cilat shkolla ka hapësirë të madhe shkollore në krahasim me numrin e nxënësve.
E kundërt është gjendja në shkollat e qytetit, ku ka numër të madh të nxënësve dhe hapësirë jo të mjaftueshme shkollore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...