Dje në Prishtinë ajri ishte më i pastër

20 Janar 2017 - 09:13      

Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit nuk janë paraqite tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10, transmeton koha.net.

Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 19.01.2017 e cila ka arritur në vlerën 16.5µg/m3, për me shumë shih grafikonin.
Ndërsa përqendrime të ulëta janë paraqitur me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 14.0µg/m3.

Ky përmirësim i është rezultat i ndryshimit të kushteve atmosferike, përkatësisht paraqitjes së kushteve të favorshme meteorologjike për shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve, sikurse janë largimit i mjegullës, paraqitja e erës, dhe reshjet e borës. Kjo gjendje ka ndikuar në shpërndarjen e koncentrimit të ndotësve që emitohen nga industria, transporti dhe nga ngrohtoret kolektive dhe ato individuale, duke përmirësuar gjendjen e cilësisë së ajrit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...