Kosova e Franca me marrëveshje milionëshe për ujërat e zeza në rajonin e Prishtinës

19 Janar 2017 - 22:05      

Kosova dhe Franca nënshkruajnë Marrëveshjen 66 milionë euro për fabrikën për përpunim të ujërave të zeza për Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë.

Lajmin e ka dhënë ministri i Financave, Avdullah Hoti, në profilin e tij në Facebook. Ka thënë se fabrika do të ketë kapacitet të trajtimit të ujërave për një territor të populluar me rreth 500,000 banorë.

“Normë simbolike të interesit 0.036%, grejs periudhë 5 vite dhe 25 vite kthim efektiv të kredisë. Bazuar në Studimin e Fizibilitetit për këtë projekt, i cili është kompletuar në fund të vitit 2012 nga Komisioni Evropian, rezulton se përfitimet do të jenë të shumta qoftë për ambientin, mirëqenien e qytetarëve dhe ekonominë e vendit në përgjithësi”, ka shkruar Hoti, përcjell Koha.net. “Studimi i Fizibilitetit ka rezultuar në një raport Benefit/Kosto 2.5. Kjo nënkupton se për çdo euro të investuar në këtë projekt kthimi përgjatë jetës së projektit do të jetë më shumë se dyfishi i investimit”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...