Ndotja e ajrit ishte shqetësues edhe më 2015, u alarmua nga matjet e Ambasadës [video]

19 Janar 2017 - 19:36      

Ndotja më e madhe e ajrit në Kosovë, konsiderohet të jetë gjatë dimrit.

Pavarësisht që më 2015-ën ndotja e ajrit ishte më e lartë se më 2016-ën, kjo çështje u bë temë diskutimi vetëm pas reagimit të Ambasadës Amerikane.

Institucionet përgjegjëse për matjen dhe marrjen e masave për përmirësimin e ajrit janë bërë bashkë që të gjejnë një zgjidhje të përhershme.

Sipas tyre, duhet të përpilohet një plan i veprimit, të hiqen nga përdorimi veturat e vjetra, të eliminohen ngrohjet individuale e të ketë më shumë sipërfaqe të gjelbra.

Përfaqësues të Iniciativës Qytetare kritikuan këto institucione duke thënë se qytetarët nuk janë të përfshirë në vendimet e tyre dhe se matjet e nivelit të ndotjes së ajrit duhet të bëhen në vendin ku numri i qytetarëve është i madh.

Edhe njohës të mjedisit thonë se ky nivel i ndotjes nuk është vetëm këtë dimër, por shpresojnë që vendimet e marra nga institucionet, të mos mbesin në letër.


Ndotja e ajrit ishte shqetësues edhe më 2015, u... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...