Foto: Koha

Shtresa akulli në Rrugën “Isa Kastrati” në kryeqytet, banorët ankohen [foto]

18 Janar 2017 - 10:33      

Rruga “Isa Kastrati” prapa Shkollës Fillore “Mileniumi 3” në kryeqytet është bërë e rrezikshme për qarkullim, si për këmbësorë, ashtu edhe për vetura.

Shtresa akulli janë krijuar me ditë të tëra, jo vetëm në trotuare, por thuajse në gjithë shtrirjen e rrugës, raporton Koha.net.

Banorët e kësaj lagjeje kanë shprehur shqetësimin rreth kësaj gjendje. Ata, po ashtu i kanë ofruar disa foto për të dëshmuar se në çfarë gjendje është kjo rrugë.

“Prej që ka rënë borë unë nuk kam parë kompani të pastrimit në këtë pjesë. Kjo rrugë konsiderohet si më kryesore, sepse rrugicat janë në gjendje edhe më të tmerrshme. Në foto e shihni që është edhe shkolla”, ka thënë një banor i kësaj lagjeje, i cili deshi të mbes anonim.

Ai i ka kërkuar Komunës që të ndërmerrë masa dhe të parandalohet ndonjë fatkeqësi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...